Më 8 maj të vitit 1999, trupi i pajetë i Fehmi Aganit iu dorëzua familjarëve.
Familjarë të Aganit, kanë publikuar një video të 20 vjetëve më parë, në kohën kur u kumtua vdekja e Aganit, ku shihet edhe bartja e trupit të pajetë të atij që konsiderohet truri i lëvizjes paqësore të Kosovës, i vrarë nga forcat serbe.
Shpend Agani, djali i Fehmi Aganit dhe Edita Tahiri, Ministre e Punëve të Jashtme në ekzil, folën para mediave për këtë rast tragjik, transmeton Koha.net.
“Është e vështirë për mua të njoftoj për këtë lajm të dhimbshëm, për vrasjen e liderit kosovar, intelektualit e mendimtarit të madh, profesorit e akademikut Fehmi Agani, nga forcat paramilitare serbe”, kishte thënë Tahiri.
Ndërkaq, djali i tij Shpendi, tregoi për momentin kur e kishin arrestuar dhe kur kuptuan se ai është vrarë.
Edhe
Mentori, djali i Fehmi Aganit, rrëfen momentet e fundit me babanë që ia vrau Serbia
“Dje morën mesazhin se ai është arrestuar nga forcat policore serbe. Pas kësaj, vetëm shpresonim se gjithçka do të shkojë mirë. Sot në mëngjes, pasi diskutuam me shumë familjarë të ndryshëm të cilët jetojnë ende në Prishtinë, kuptuam që është vrarë nga policia serbe”, kishte deklaruar Shpend Agani.
Në këtë video shfaqet edhe ish-presidenti Ibrahim Rugova i cili flet për vdekjen e Aganit.
-
Fehmi Agani, truri i lëvizjes paqësore – gjerësisht në numrin special të “Kohës Ditore”
-
Fehmi Agani, truri i lëvizjes paqësore – gjerësisht në numrin special të “Kohës Ditore”
-
Osmani: Aganin e vrau makineria gjenocidale serbe që frikësohej nga mençuria e tij
-
Prishtinë, maj 1999: Rrugë të boshatisura e të shurdhra