Nga gjithsej 111 të akuzuar për krime lufte në Kosovë, deri tash janë dënuar 39 persona.
Prej tyre 34 janë shqiptarë, 4 serbë dhe 1 malazias, raporton KTV.
Kështu u tha gjatë prezantimit të publikimit "Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018" të realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në Qendrën e Dokumentimit në Prishtinë.
Pjesë të këtij publikimi janë edhe lëndët që kanë të bëjnë me një numër të akuzuarish, të cilët pas ngritjes së aktakuzës kundër tyre, janë arratisur nga paraburgimi në Mitrovicë apo nga spitali i Mitrovicës gjatë viteve 2000 dhe 2001.
Anka Kurteshi Hajdari tha se kjo pasqyrë nuk do të shërbejë vetëm si udhëzim, por do të jetë edhe një burim i besueshëm dhe i dobishëm i informacioneve për këto gjykime. Ajo shtoi se mosbashkëpunimi juridik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë një nga shkaqet që i ka ngadalësuar këto procese. Po ashtu, mungesa e dëshmitarëve ka ndikuar në mosdënimin e serbëve.
Ndërkaq, Amer Alija i ka prezantuar të dhënat statistikore nga ky publikim.
Edhe
111 persona të akuzuar për krime lufte në Kosovë, vetëm 40 të dënuar
Kjo pasqyrë përbën të dhëna për 48 lëndë.
Ato janë të prezantuara bazuar në emërtimet zyrtare, sipas së cilave në këto lëndë janë zhvilluar procedura penale në bazë të aktakuzave të ngritura për krime lufte në Kosovë që nga viti 1999-2018.
-
Vitin e shkuar u ngritën 15 aktakuza për krime lufte, 10 prej tyre në mungesë
-
Mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë cilësohet sfidë për trajtimin e krimeve të luftës në Kosovë
-
FDH: Për mbi 10 mijë civilët e vrarë gjatë luftës u dënuan vetëm 74 persona
-
FDH: Vetëm 74 persona të dënuar për krimet e luftës në Kosovë