Redaktori në Grupin KOHA, Eraldin Fazliu, ka thënë se ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është ankuar për organizatorët e Forumit Strategjik të Bledit se kanë ftuar shumë shqiptarë këtë vit.
Në një lidhje direkte nga Sllovenia, Fazliu ka thënë se ankesat e tij kishin të bënin edhe me prezencën e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që ishin pjesë e paneleve gjatë këtyre dy ditëve.
“Edhe pas mbylljes së Forumit edhe në diskutime të ndryshme, nuk është se ishim befasuar pasi Ivica Daçiq njihet për gjuhën e rëndë që e ka ndaj BE-së dhe komunitetit ndërkombëtar. Kësaj radhe ishte i pandalshëm në fyerje të vazhdueshme që i ka bërë edhe organizatorëve të Forumit Strategjik të Bledit, ai nuk ka reshtur për asnjë moment duke bërë kritika për BE-në, sidomos ka pasur një qasje tejet paternaliste ndaj vendeve të rajonit. Ai ka filluar të ankohet për faktin se si në forum ka pasur aq shumë shqiptarë të prezantuar, duke aluduar edhe në faktin që z.Dritan Abazoviq që është kryeministër në detyrë i Malit të Zi, apo z.Osmani që është ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, e ka prezantuar si shqiptar. Pra, ka pasur ankesa për organizatorët për mënyrën se si i kanë ftuar aq shumë shqiptarë”, ka thënë ai.
Sipas Fazliut, Daçiqi të martën ishte brutal në qasjen e tij ndaj zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
“Ivica Daçiq sot ishte brutal në mënyrë se si iu qas zyrtarëve të BE-së, në një rast ai pothuajse degjeneroi me gjuhë duke i thënë pjesëmarrësve të BE-së se çfarë duhet të bëjë Serbia më shumë, kur ka arrestuar dhe ju e keni rrëzuar nga pushteti Millosheviqin, po parafrazoj, pastaj ne kemi arrestuar e dorëzuar Mladiqin e Karagjiqin, thuajse këta ishin disa kriminelë ordinerë e jo njerëz që kanë udhëhequr luftëra që kanë shkaktuar aq shumë gjakderdhje në ish-truallin e Jugosllavisë. Ishte një gjuhë që dukej jo e papërgatitur, por dukej e patakt, ishte absolutisht irracional”, është shprehur ai.
-
Daçiq: Po të ofrohej integrimi evropian si alternativë në vitet 90, ndoshta s’do të kishte luftë
-
Daçiq: Propozimi franko-gjerman i vështirë për të dyja palët
-
Daçiqi i del në mbrojtje ministres serbe për deklaratën fashiste ndaj Kosovës
-
Mali i Zi vendos vizat për turqit, pas një sërë arrestimesh në Podgoricë
-
Serbia i kërkon shpjegim Maqedonisë së Veriut për arratisjen e Ramadanit