Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Faturat e “Termokosit” mund të paguhen edhe në Postë

Faturat e ngrohtores të Prishtinës, “Termokos”, mund të paguhen tash e tutje edhe në Postën e Kosovës. “Termokosi” ka njoftuar se ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës.

“Në saje të kësaj marrëveshje, që ka hyrë në fuqi nga 1.06.2020, konsumatorët mund të paguajnë faturat e ngrohjes në të gjitha sportelet e Postës pa kurrfarë provizioni. Ftojmë konsumatorët tanë, që të shfrytëzojnë këtë shërbim të ofruar nga Posta e Kosovës, gjë që shpresojmë se do të ndihmojë ata që të shlyejnë borxhet, që mund të jenë grumbulluar deri më tani”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm