Deputeti Faton Topalli, është i përzgjedhuri i Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt.
Lëvizja Vetëvendosje këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Deputeti Faton Topalli e ka marrë përkrahjen e aktivistëve të Qendrës së Ferizajt për të qenë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e 22 tetorit”, thuhet në njoftimin e tyre.
