Një ditë pasi dha dorëheqje nga pozita e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, partia saj Aleanca Kosova e Re, sot ka emëruar personin që për një kohë do të zëvendësojë atë., raporton KTV.
Postin e ministrit do ta ushtrojë për një kohë zv/ministri i deritashëm, Fatmir Matoshi.
“Nuk është vendosur ende kush do të emërohet në pozitën e Reshitajt. Unë prej sot jam ushtrues detyre i ministrit, por vendimi për emërim të ministrit të ri nuk është marrë akoma. Vendimi i takon presidentit Pacolli dhe strukturave të partisë së AKR-së”, ka thënë Matoshi për KTV-në.
Reshitaj tha se po largohet për arsye personale, duke mos dhënë më shumë detaje. Me largimin e saj, në qeverinë Haradinaj ka mbetur vetëm një grua në postin e ministres.