Fati i personave të pagjetur vazhdon të mbetet ankthi më i madh i shumë familjeve kosovare të trashëguar nga lufta e fundit.
Ata thonë se arritja e një marrëveshjeje me Serbinë duhet të kushtëzohet me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Ndërsa insistojnë që kjo çështje të ngritët në nivel politik në dialogun me Serbinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQë kur ka nisur procesi i dialogut me Serbinë, Kosova nuk arriti asnjëherë që ta fusë në agjendë çështjen e të pagjeturve. U arritën shumë marrëveshje, pati shumë premtime, por kjo çështje asnjëherë zyrtarisht nuk u bisedua me Serbinë. Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, tha për Radio Kosovën se që nga vitit 2004, kur kanë filluar edhe takimet e para mes Kosovës dhe Serbisë, ekziston një mekanizëm dialogues për persona të zhdukur me ndërmjetësim të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Ai tha se ngritja e kësaj çështjeje në dialogun politik, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e familjarëve dhe e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
"Çështja e personave të zhdukur të jetë prioritet në të gjitha takimet mes Kosovës dhe Serbisë. Çështja e personave të zhdukur ka qenë përtej politikave të caktuara partiake apo qeveritare" tha ai.
Gara thotë se përvoja e dialogimit me Serbinë për të zhdukurit ka treguar se vetëm presioni i Bashkësisë Ndërkombëtare mund ta bindë Serbinë për hapjen e arkivave.
"Kjo para se gjithash nënkupton hapjen e arkivave jo vetëm të policisë serbe dhe armatës ish jugosllave" tha ai.
Bajram Çerkini, nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, shprehet se edhe në Deklaratën e Përbashkët në Kuadër të Procesit të Berlinit, në takimin në Londër në kuadër të Konferencës për Ballkanin Perëndimor thuhet se çështja e të zhdukurve duhet të ngritët në nivel politik.
"Ne duhet ta themelojmë një grup punues që të flasë në Bruksel", tha ai.
Shumë familje kosovare vazhdojnë të jetojnë me ankthin e pritjes për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre të zhdukur gjatë luftës. Madje, ata po presin tash e sa vjet që kjo temë do të shtrohet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ardiana Musa dhe Kumrije Karaçica thonë se për ngritjen e çështjes në dialog me Serbinë, është vonuar shumë.
" Është vonuar shume. Axha im ka qenë shume i ri dhe nuk ka lënë fëmijë dhe unë e ndiejë obligim për që ta ngriti zërin për të. Çelësi kryesor është që politikanët të mos pranojnë asnjë marrëveshje, asnjë takim, pa hy në rend dite çështja e personave të pagjetur", tha ajo për Radio Kosovën.
Ndryshe përfaqësuesit e Shoqatave të Familjarëve të Personave të Zhdukur vlerësojnë se kjo çështje duhet patjetër të shtrohet në dialogun Kosovë-Serbi, sepse është proces politik.