Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Farmaceutika pa ilaçe”, MSH-ja po paguan barnat shumëfish më shtrenjtë sesa çmimi real

Çmimi i lartë i barnave që paguan Ministria e Shëndetësisë për pajisjen e spitaleve me to, ka qenë temë diskutimi në ditën e katërt në kuadër të Javës Kundër korrupsionit.

Ministri, Uran Ismaili tha se ka kërkuar nga OBSh-ja që të jetë autoriteti kryesor për revidimin e listës esenciale.

30 nga 300 barna sa janë në listën esenciale e marrin mbi 70% të buxhetit, prandaj sipas Ismailit është e domosdoshme rritja e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai deklaroi se do të ushtrojnë padi ndaj atyre kompanive që vërtetohet që kanë dëmtuar buxhetin e ministrisë.

Përfaqësuesja e USAID, Miranda Jolicoeur tha se një rëndësi të madhe në transparencën ka shoqëria civile.

Edhe Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa ai real Arbëri Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa ai real

Nga instituti Columbus u tha se çmimet e barnave në Kosovë vitet e fundit janë rritur dhe janë shumë më të shtrenjta se sa çmimi real.

U tha se dëmi në buxhetin Ministrisë është milionësh ndërsa ende nuk ka ndonjë iniciativë për të ndryshuar këtë situatë.