Vetëm gjashtë persona nga Shqipëria kanë mbetur në palestrën e gjimnazit “Gjon Buzkuku” në Prizren, nga 120 sa ishin të strehuar pas tërmetit.
Xhevahir Ragipi ka qëndruar një javë këtu me familjen e tij dhe të enjten po pret që të niset për në Durrës, raporton KTV.
Qytetarë tjerë që u strehuan në Prizren pas tërmetit të 26 nëntorit, po kthehen në mënyrë vullnetare nëpër shtëpitë e tyre.
Drejtori i Emergjencës në Prizren, Faruk Dakaj thotë se ata po kërkojnë vetë që të kthehen në Durrës, derisa komuna është duke ua siguruar transportin.
Ndërkohë, thirrje qytetarëve për t’u kthyer në Shqipëri u ka bërë të enjten edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Rama ka deleguar ministren e Arsimit, Besa Shahini, dhe atë të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që të vijnë në Kosovë dhe t’i bindin njerëzit të kthehen.
Edhe
Rikthehen në Shqipëri edhe personat e fundit që ishin strehuar në Parkun Inovativ në Prizren
Ai ka theksuar se situata po shkon drejt përmirësimit dhe të kthyerit do të akomodohen nëpër hotele.
Shumë shqiptarë, pas tërmetit javën e kaluar në Shqipëri, ku humbën jetën 52 persona, gjetën strehim në Kosovë.
Vetëm në Kampin Inovativ në Prizren, u sistemuan mbi 500 persona.
-
Bie ndjeshëm numri i qytetarëve të ardhur nga Shqipëria në Kosovë
-
Haradinaj: Do të vazhdojmë përkrahjen për të prekurit nga tërmeti edhe pas kthimit në Shqipëri
-
Familje nga Durrësi strehohen në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, aty s’ka kushte për jetesë
-
Haradinaj vizitoi të strehuarit nga tërmeti që po qëndrojnë në Parkun Inovativ në Prizren