Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Familjarët kërkojnë që të diskutohet për mosdënimin e vrasësve të vëllezërve Bytyqi

Familjarët e vëllezërve Bytyqi kanë kërkuar që në takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator të diskutohet për vrasjen e Yllit, Agronit dhe Mehmetit.

Ylli, Agroni dhe Mehmet Bytyqi u vranë nga forcat serbe pak pas përfundimit të luftës në Kosovë. Trupat e të treve janë zbuluar në një varrezë masive në korrik të vitit 2001.

Vrasësit e vëllezërve Bytyqi ende nuk kanë marrë dënimin.

“Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë, presidenti Donald Trump, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksander Vuçiq duhet të diskutojnë se si të zgjidhet çështja e vrasjes së vëllezërve tanë – Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi. Një president i SHBA-së që organizon një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë është vërtetë historike. Duhet të përdoret për t’iu adresuar çështjeve.

Duke përfaqësuar amerikanët që janë viktimizuar jashtë vendit, presidenti Trump duhet të ngris rastin e vëllezërve Bytyqi.

Duke përfaqësuar Kosovën dhe për sakrificën përfundimtare që vëllezërit e mi kanë bërë, kryeministri Hoti duhet të ngrisë rastin e vëllezërvbe Bytyqi

Edhe Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë Arbëri Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë

Duke përfaqësuar nderin e fjalës së tij dhe gatishmërinë e Serbisë për të lëvizur nga krimet e kaluara të qeverisë së Millosheviqit, presidenti Vuçiq duhet në mënyrë adekuate të shpjegoj një rrugë para në rastin Bytyqi.

Duke mos e bërë këtë, do të dërgojë mesazh të qartë te viktimat dhe kriminelët e luftës se SHBA-ja, Kosova dhe Serbia po donë të shikojnë në anën tjetër për një moment të mundësisë politike.

Presidenti Hashim Thaçiq, parlamenti i Kosovës, Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe madje edhe vet presidenti Vuçiq kanë thënë se Serbia duhet të sigurohet që të zgjidhet rasti dhe që të vijë paqja për familjen”, thuhet në letrën e familjarëve të vëllezërve Bytyqi.