Përfaqësuesit e Shoqatës së familjeve të personave të zhdukur kanë shpalosur pakënaqësitë e tyre rreth punimeve në Kompleksin memorial në Meje të Gjakovës para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në Kuvendin e Kosovës.
Ata kanë kërkuar që t’iu kthehen fotografitë e personave të zhdukur të cilat po mbahen nga nënkontraktorët e kompanisë që ka marrë përsipër të kryejë punimet në këtë Kompleks. Sipas tyre problemet midis kontraktorëve kanë bërë që fotografitë e të zhdukurve të mbahen peng shkaku i borxheve që kompanitë ia kanë njëra-tjetrës, raporton Koha Ditore.
“Është e drejtë themelore e jona që të na kthehen fotografitë e personave të zhdukur”, ka thënë Ahmet Sadriu, kryetar i Shoqatës.
Ai ka treguar se rastin e kanë paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.
Sipas Sadriut, punëkryesi ka kontraktuar një kompani tjetër për realizimin e punimeve dhe nënkontraktori arsyetohet se punëkryesi i detyrohet me 70 mijë euro andaj edhe po i mban fotografitë derisa t’i marrë mjetet./Shaban Maxharraj
-
OJQ-të e Gjakovës kërkojnë largimin e gruas me nënshtetësi serbe
-
Prokuroria konstaton se s’ka pasur keqpërdorim mjetesh në Kompleksin Memorial të Mejes
-
Haxhiu: Përfundimi i punimeve në Meje duhet të ndodh ashtu si e kërkojnë familjarët
-
AMKM-ja refuzon përballjen me familjarët që thonë se punët në memorialin e Mejës u bënë keq
-
Të mbijetuarit e masakrës së Reçakut kërkojnë investime e mirëmbajtje të kompleksit