Të tmerrshme i ka vlerësuar punimet në memorialin që kujton masakrën më të madhe në Kosovë, Haki Sadriu, nga Shoqata e Familjarëve të Personave të Zhdukur.
Në Komisionin Parlamentar për Persona të Pagjetur, familjarët kanë nxjerrë fotografi si fakte për keqrealizimin e deritashëm të këtij projekti, raporton KTV.
Por takimi u anashkalua nga përfaqësuesit e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, të cilët nuk morën pjesë, pavarësisht se ishin thirrur për t’i ballafaquar argumentet mes familjarëve dhe agjencisë.
Sadriu u ka thënë deputetëve se familjarët nuk kanë informacione se kush është ky kontraktor që po i kryen punimet e që, sipas tij, deri tash ka bërë vetëm gabime, që po synohet të mbulohen.
Deputetët kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë çështje pasi, sipas tyre, familjarëve po u shkaktohen dhimbje të tjera krahas dhimbjes që kanë për humbjen e të afërmve.
Edhe
Prokuroria konstaton se s’ka pasur keqpërdorim mjetesh në Kompleksin Memorial të Mejes
Ndërkaq, Nik Prelaj, që kishte projektuar memorialin, ka theksuar se puna e kontraktorit të parë nga Komuna e Gjakovës ka qenë në rregull, por pas kalimit të këtij projekti në qeveri, në pamundësi të realizimit, filluan problemet.
Prokuroria në Gjakovë tashmë ka nisur hetimet për ndërtimin e Kompleksit Memorial në Mejë.
-
Haxhiu: Përfundimi i punimeve në Meje duhet të ndodh ashtu si e kërkojnë familjarët
-
Familjarët e të vrarëve në Mejë ankohen se po luhet lojë me fotot e të zhdukurve
-
Haxhiu flet për Komplekset Memoriale, gjendja e rëndë mbetet shqetësim për familjarët
-
Familjarët në Mejë nuk do t’i lënë më politikanët për homazhe nëse nuk bëjnë gjë për memorialin