Familja e Mahmut Zogajt nga fshati Llazicë i Komunës së Malishevës, nga tani do të jetojë në shtëpi të re, pasi deri tani e kishte problem strehimin dhe jetonte në një shtëpi pa kushte normale të banimit.
Familjen Zogaj, sot e kanë vizituar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina.
“E gëzofshi shtëpinë e re. Uroj që të gjitha të mirat të vijnë në familjen tuaj”, ka thënë Begaj me rastin e vizitës për hyrjen në shtëpinë e re të familjes Zogaj.
“Ne si komunë, çdo herë mundohemi që përmes përkrahjes konkrete t’i ndihmojmë qytetarët e Komunës së Malishevës, përfshi edhe ata që e kanë problem sigurimin e banimit, dhe për këtë arsye ne kemi investuar në ndërtimin e shtëpive për këtë pjesë të shoqërisë sonë”, tha Begaj.
Familja Zogaj është njëra prej pesë familjeve që iu është ndërtuar shtëpia, ku të tjerat gjithashtu pritet që gjatë ditëve në vijim t’i marrin çelësat e shtëpive të tyre.
Komuna e Malishevës ka ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë si dhe shtatë pullaze për shtatë shtëpi tjera. Gjatë muajit të ardhshëm pritet të fillojnë procedurat edhe për ndërtimin e katër shtëpive tjera.
-
Komuna e Malishevës i bën me shtëpi tri familje në nevojë
-
Reçica në Malishevë, objekti i banimit social për 44 familje gati vitin tjetër
-
Familja Hazrolli nga Banja i bëri me shtëpi dy familje nga Lladroci i Malishevës
-
Komuna dhe qytetarë të Malishevës ndihmojnë familjet skamnore në ndërtimin e shtëpive
-
Në Llazicë të Malishevës fillon ndërtimi i shkollës