Në Madrid është duke u zhvilluar një panair i veshjeve dhe gastronomisë tradicionale, ku nuk mungon as delegacioni shqiptar.
Ushqimet tradicionale të vendit tonë nuk i ka lënë pa shijuar as familja mbretërore e Spanjës e cila është ndalur në stendat shqiptare.
Fotot janë publikuar në rrjetet sociale nga Ambasadori shqiptar në Spanjë, Ridi Kurtezi dhe aty duket “sajdisja” nga ana e Mbretëreshës së Spanjës.
“Kënaqësi të mirëpres Mbretëreshën Sofia në tryezën e gastronomisë shqiptare në Madrid”, shkruan Kurtezi.
Në stendën me ushqime shqiptare bie në sy prezenca e lartë e ëmbëlsirave, ku përfshihen ballokume, trigona dhe zupa.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm