Familja e dëshmorit Ilir Konushevci ka akuzuar institucionet e Kosovës se nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e vrasjes së familjarit të tyre.
Me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së tij, është shfaqur dokumentari “Buka e UÇK-së”, ku vëllai i Ilir Konushevcit, ka thënë se njëri nga ministrat e qeverisë së Kosovës vitin e kaluar i kishte thënë se nuk është detyrë e institucioneve të Kosovës ta zbardhë këtë vrasje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas ministrit, zbardhja e vrasjes së Konushevcit është detyre e institucioneve të Shqipërisë meqë ai është vrarë në Shqipëri.
Familja ka thënë se është tejet e dëshpëruar me këtë qëndrim dhe se për moszbardhjen e vrasjes akuzon direkt institucionet kosovare.
Ilir Konushevci është vrarë bashkë me Hazir Malën në Tropojë në vitin 1998 derisa po barte një kontingjent armësh për UÇK-në.