Prokuroria e Shtetit ia ka dorëzuar familjes Dehari vendimin që e lejon ekspertizën në Zvicër për vdekjen e djalit të tyre, Astritit.
Vonesat, sipas tyre, janë bërë për shkak të procedurave teknike.
Zëdhënësi i Prokurorisë nuk ka mohuar që zyrtarë të Qendrës Universitare të Mjekësisë Ligjore në Lausanne, të vijnë në Kosovë për të kryer veprime hetimore.
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Institutin, për momentin jemi duke i përkthyer dokumentet në gjuhën e kërkuar. Gjithçka është duke shkuar sipas kërkesave të familjes Dehari dhe nuk kemi asnjë problem në këtë drejtim. Kërkojmë durim dhe mirëkuptim nga familja Dehari, sepse jemi duke bërë maksimumin. Varësisht si e vlerëson Instituti, do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për trajtimin e kësaj çështjeje, qoftë edhe nëse shprehet nevoja që disa nga veprimet të kryhen edhe në Kosovë”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit.
Vendimin e ka pranuar avokati i familjes Dehari.
KTV-ja ka raportuar qysh muajin e kaluar se institucionet kanë vendosur të autorizojnë për super-ekspertizë Institutin zviceran.
Edhe
Familja Dehari njoftohet për angazhimin e Institutit zviceran në hetime
Por, zyrtarë të Vetëvendosjes vazhduan të akuzojnë pushtetin se nuk po e lejon këtë hetim.
Deklaratat e tyre u mohuan edhe nga ministri i Drejtësisë, i cili ka thënë se Albin Kurti po vazhdon të manipulojë me rastin Dehari.
-
Prokuroria: Ekspertiza zvicerane s’gjeti ADN të dikujt tjetër në gjësendet afër Deharit
-
Familja e Deharit zyrtarisht i kërkon Prokurorisë Speciale të përfshijë Institutin Zviceran në hetimet për vdekje
-
Familja Dehari do që Instituti Zviceran të përfshihet në hetime, Prokuroria s’ka dërguar ftesë
-
Sonte në Interaktiv prindërit e Astrit Deharit