Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm gjatë periudhës së fundit ka ndërtuar dhjetëra shtëpi për familje skamnore. Një shtëpi e tillë është finalizuar edhe të premten për familjen e Fatmir Qazimi nga fshati Cërrnillë, e cila deri tashti ka jetuar në kushte mjaft të rënda, shkruan sot Koha Ditore.
Zyrtarët komunalë të Ferizajt sërish kanë kërkuar nga donatorët të vazhdojnë aktivitetet e tilla derisa Komuna do të vazhdojë të participimi sipas mundësive financiare.
Familja 10- anëtarësh e Fatmir Qazimit nga fshati Cërrnillë i Komunës së Ferizajt të premten është ndier më e gëzuar se kurrë, me arsyetim se do të jetojnë në kushte më të mira banimi. Vështirësitë e jetës së kësaj familjeje janë të shumta, madje edhe me telashe shëndetësore derisa pesë fëmijët e familjes vuajnë nga sëmundje të ndryshme, kurse të ardhurat e tyre janë modeste vetëm nga pensionet invalidore. “Deri tashti kushtet e banimit i kemi pasur mjaft të rënda në një shtëpi të vjetër e të rrezikshme. Por, me ndihmën e njerëzve vullnetmirë sidoqoftë nga fondacioni “Golden Eagle” tashmë ka përfunduar shtëpia për të cilën pranuam edhe zyrtarisht çelësat e saj”, ka thënë Fatmir Qazimi kryefamiljar.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kërkohet rregullore e veçantë për trajtimin e skamnorëve në procesin e legalizimit
-
Për një dekadë “Feniks” i bëri me shtëpi 218 familje
-
Certifikohen 10 familje me statusin e familjeve të dëshmorëve
-
Ferizajasi që nga sëmundja me kancer e babait, u angazhua të ndihmojë mijëra njerëz
-
Komuna e Ferizajt shpërfill marrëveshjen me pensionistët