Një dekret i falsifikuar duke përdorur institucionin e presidentit ka shkaktuar huti brenda MPJ-së, duke cenuar edhe sigurinë e misionit konsullor në Zvicër, raporton Koha Ditore.
Telefonisti i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Mehmet Bislimi, ka rënë në karremin e “mashtruesve”, të cilët përmes një dekreti të falsifikuar e kanë emëruar “konsull të përgjithshëm”. Dokumenti që mban stemën e Presidencës dhe nënshkrimin e presidentit Hashim Thaçi i është dërguar përmes një emaili në emër të drejtorit të përgjithshëm të Ministrinë e Punëve të Jashtme, Albert Prenkaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke supozuar se po komunikon me Prenkajn, telefonisti që kot priste për t’u bërë “konsull” rrëfehet për zhvillimet brenda Konsullatës dhe planin e tij reformues, kur të zyrtarizohet “shef i ri”. Konsullata ka kuptuar mashtrimin vetëm kur dikush ka dërguar me postë emailet e telefonistit në adresë të Konsullatës. Sipas burimeve të gazetës, pasi e ka kuptuar mashtrimin me punonjësin e Konsullatës, drejtori i përgjithshëm në MPJ, Prenkaj, ka lajmëruar sektorin e krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
{gallery}