Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:37 minuta.
Manifestimi ka filluar në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit është mbajtur ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem Maqedonci.
“Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:37 minuta të cilit do t'i prijë, Sabri Bajgora - kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbledhje e KTV-së për festën e nesërme të Bajramit
-
Besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Madh
-
Falet namazi i Fitër Bajramit, myftiu Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave
-
Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhami
-
Në ditën e Kurban Bajramit bëhet thirrje për respektim e të drejtave të grave