Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Faik Konica” s’e mban të rregullt procesin mësimor dy ditë, shkak lyerja e klasave

Shkolla “Faik Konica” nuk do ta zhvillojë të rregullt procesin mësimor për shkak të lyerjes së hapësirave të shkollës.

Sipas një njoftimi, të enjten nuk do të mbahet mësim për ciklin e pasdites në këtë shkollë ndërkaq të premten nuk do të mbahet mësim për të dyja ciklet.

Nga vlerësimi që është bërë nga mësimdhënësit dhe drejtoresha e shkollës është vlerësuar se procesi mësimor nuk duhet të mbahet për shkak të erës së ngjyrës.

Njoftohet se sa u takon orëve të humbura dhe zëvendësimit e tyre do të vendoset bashkërisht nga drejtoria e shkollës në koordinim me mësimdhënësit.