Fabrika e shumëpritur që do të përpunojë ujin me kapacitete për t’i përmbushur kërkesat e konsumatorëve, burim kryesor të furnizimit do ta ketë Ujmanin, liqenin artificial që gjendet në veri të vendit, raporton TV ARTA.
Ky liqen shpesh ka qenë temë diskutimi në distancë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre serbe.
Edhe ekipi i TV ARTËS është penguar të xhirojë nga rojet e liqenit që financohen nga Serbia.
Prishtina këmbëngul se ai liqen do të menaxhohet nga institucionet e Kosovës, por Qeveria serbe ende po investon në mirëmbajtjen e këtij liqeni.
Kësisoj, funksionalizimi i Fabrikës në Shkabaj mund edhe të vihet në rrezik. Por, këtë e mohojnë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Sipas tyre, askush në Qeverinë e Kosovës nuk vë pikëpyetje për pronësinë e këtij akumulacioni.
Edhe
Drejtues të Ujësjellësit dhe KEK-ut të shqetësuar për Ujmanin
Edhe në ndërmarrjen K.U.R “Prishtina”, deklarojnë se Fabrika në Shkabaj do të furnizohet me ujë nga liqeni i Ujmanit.
Projekti i ndërtimit të kësaj fabrike ka kushtuar rreth 35 milionë euro dhe është financuar nga Qeveria gjermane, ajo austriake dhe Komuna e Prishtinës.