Arbëri

Fabrici: BE po përpiqet të lehtësojë dialogun Beograd-Prishtinë, nuk komenton deklaratat e palëve

Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrici (Sem Fabrizi), deklaroi se BE po përpiqet të lehtësojë dialogun në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe të këshillojë të dyja palët që të punojnë me përkushtim për gjetjen e zgjedhjes së çështjes së Kosovës, transmeton RTKLive raportimin e medieve serbe.

Fabrici para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për heqjen e kufirit në mes të Kosovës e Shqipërisë, deklaroi se BE ka qëndrim të qartë se nuk komenton deklaratat e akëcilës palë, njoftojnë mediet serbe.