Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa vlon nga i nxehti, në Portugali thyhet rekordi

nxehti

Evropa po përballet me temperatura përvëluese, ndërsa në Portugali është thyer rekordi i temperaturës më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin maj.

Portugalia regjistroi temperaturë prej 40.3 gradë Celsius në qytetin Mora të mërkurën, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 40 gradësh të vendosur në maj të vitit 2001.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vala e të nxehtit ka përfshirë edhe vende të tjera të Evropës Perëndimore. Në Francë, ministrat janë mbledhur për të vlerësuar gatishmërinë e vendit për përballimin e temperaturave ekstreme.

Në Itali, autoritetet shpallën alarm të kuq për valën e të nxehtit në kryeqytetin Romë, ku temperaturat arritën deri në 32 gradë Celsius të enjten.

Sipas parashikimeve, temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës. Gjermania, Spanja dhe Zvicra po ashtu po përballen me kushte të pazakonta të motit për këtë periudhë të vitit.

Shërbimi meteorologjik portugez njoftoi se në disa pjesë të vendit temperaturat do të kalojnë mbi 35 gradë Celsius të premten, para se vala e të nxehtit të fillojë të zbutet.