Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eurostat: Shqipëria e 26-të në Europë për prodhimin e patates

Në Shqipëri prodhimi i patates llogaritet në rreth 245 mijë ton në vit. Në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë, Kosovën, dhe Malin e Zi, duke u renditur në vendin e 26-të në Europë, ndër 37 shtete të marra në analizë nga Eurostat sa i përket prodhimit të patates.

Statistikat e BE-së evidentojnë se në nivel evropian, Gjermania mban vendin e parë me 10 milionë ton prodhim në vit, duke zënë 19% të totalit të prodhimit të vendeve të BE-së. Bosnje Hercegovina dhe Serbia ndërkohë prodhojnë 351 dhe 639 mijë tonë patate në vit.

Ndërsa në total në vendet e BE-së prodhohen 53 milionë ton patate në vit, shifër kjo në rënie krahasuar me vitet më parë, bën të ditur Eurostat.

Artikuj të ngjashëm