Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Euroja në nivelin më të ulët që nga 2009-shi

Tiranë, 22 mars - Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër zhvlerësim në këmbim me lekun, në tregun e brendshëm të Shqipërisë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 129.05 lekë, ose 0.88 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i euros që nga korriku i vitit 2009.

Një vit më parë, në të njëjtën datë, një euro këmbehej me 135.88 lekë.

Ndërkohë leku ka forcuar pozitat edhe në këmbim me të gjitha valutat e tjera.

Dollari ka zbritur në 105.5 lekë, paundi britanik këmbehet 147.62 lekë ose 0.39 lekë më pak se një ditë më parë, e franga zviceran ka humbur 0.60 lekë duke u kuotuar në nivelin 110.18 lekë.

Edhe Leku forcohet kundrejt euros e dollarit Arbëri Leku forcohet kundrejt euros e dollarit

Aktorët e tregut shprehen se zhvlerësimi i monedhës europiane lidhet me ofertën e lartë të euros në tregun vendas.

Por tregu i brendshëm, sipas tyre, reflekton edhe ecurinë në bursat e huaja.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 105.05 -0.46

Euro EUR 129.05 -0.88

Poundi Britanik GBP 147.62 -0.39

Franga zvicerane CHF 110.18 -0.60

Edhe Monedhat e huaja zhvlerësohen në raport me lekun Arbëri Monedhat e huaja zhvlerësohen në raport me lekun

Jeni japonez (100) JPY 98.81 -0.38

Dollari australian AUD 80.74 -0.57

Dollari kanadez CAD 80.70 -0.05

Korona suedeze SEK 12.79 -0.10

Korona norvegjeze NOK 13.58 -0.09

Korona daneze DKK 17.32 -0.12

SDR SDR 152.42 -0.75

(OZ 1) XAU 138236.35 -296.17

(OZ 1) XAG 1709.69 -5.90

Edhe Ikin emigrantët, euro fillon të ngrejë kokë kundruall lekut Arbëri Ikin emigrantët, euro fillon të ngrejë kokë kundruall lekut

Kinez (onshore) CNY 16.60 -0.07

Kinez (offshore) CNH 16.61 -0.06.