Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Leku zhvlerësohet në raport me valutat kryesore

Tirane 28 gusht - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, leku u zhvlerësua ndjeshëm në raport me monedhën e përbashkët europiane euro dhe dollarin amerikan.

Me afrimin e fundit të sezonit turistik, në këto ditë të fund gusht euro po rikuperon pozitat duke u këmbyer mbi 122 lekë, gjysmë pikë më shumë se një ditë më parë. Gjithashtu edhe dollari amerikan u këmbye në nivelin e 109.99 lekëve, rreth 0.65 lekë më shumë se një ditë më parë.

Paundi britanik u rrit me 0.4 lekë, duke u kuotuar në nivelin e 134.3 lekëve. Rritje njohu edhe Franga Zvicerane, ku sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, këmbehet sot me 112 lekë, 0.45 lekë më shumë.

Që nga fillimi i vitit deri në 27 gusht, kursi mesatar i euros është 123.3 lekë, nga 127.6 lekë që është mesatarja e 2018-s, me një nënçmim prej 4.3 lekësh/ATSH.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 109.99 +0.65

Edhe Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit Arbëri Leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit

Euro EUR 122.03 +0.54

Poundi Britanik GBP 134.33 +0.41

Franga Zvicerane CHF 112.06 +0.45