Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eurodeputetja franceze: Kundërshtojmë anëtarësimin dhe liberalizimin e vizave për Kosovën

Foto: CC-BY-SA Stephan Röhl / www.boell.de

Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde, e ka shprehur qartë kundërshtimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Veç kësaj ajo ka dalë kundër edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne e refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne po ashtu e kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre”, ka shkruar ajo në Twitter.

Bilde e ka quajtur çmenduri idenë që Kosova të jetë pjesë e BE-së.

“Është koha ta ndalojmë këtë çmenduri”, tha ajo duke shtuar se Grupi për Identitet dhe Demokraci në Parlamentin Evropian i thotë jo Kosovës.

Edhe Eurodeputetja franceze për rrugën e Kosovës drejt BE-së: Ta ndalim këtë çmenduri LAJMET E MBRËMJES Eurodeputetja franceze për rrugën e Kosovës drejt BE-së: Ta ndalim këtë çmenduri