Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, takoi shefin e misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku theksoi se forcimi i sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, do të jetë një ndër prioritetet e institucioneve të Kosovës.
Ajo e ritheksoi qëndrimin e saj se “fokusi i institucioneve të vendit do të jetë i orientuar kryesisht drejt zhvillimit të kapitalit njerëzor”.
Në anën tjetër, Wigemark, siç bën me dije zyra për informim e Kuvendit, u pajtua plotësisht që sundimi i ligjit duhet të jetë prioritet në Kosovë.
Duke përmendur metodologjinë e re të zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila e vendos sundimin e ligjit si element themelor për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, Wigemark shprehu vullnetin për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it në funksion të këtij qëllimi.
-
Osmani vlerëson kontributin e EULEX-it në sundimin e ligjit
-
Osmani pret në takim shefin e EULEX-it, diskutojnë për zhvillimet e fundit në veri
-
Osmani pret në takim shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet në veri
-
Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit
-
Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit