Internet-portali i Brukselit “EU Observer”, sot publikoi një lajm të shkurtër për vizitën e kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk në Maqedoni dhe deklaratat e tij lidhur me krizën politike.
Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në tekstin e titulluar “Apeli i Tuskut hasi në vesh të shurdhër në Maqedoni”, “EU Observer”, citon se presidenti Gjorge Ivanov “i bllokon partitë politike që të inkuadrohen në Qeverinë e koalicionit”.
“Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i tha presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanovit në Shkup se procedurat e tij nuk e lënë vendin e tyre që të kthehet në rrugën euroatlantike”. Ai gjithashtu, kërkoi prej tij që të mos “nxehen tensionet e mëtejshme në vija etnike”. Ivanov i bllokoi partitë shqiptare opozitare që të inkuadrohen në qeverinë e koalicionit edhe përkundër asaj që ka shumicë. Ai tha të hënën se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se koalicioni do të ketë “pasoja të dëmshme”, raportin “EU Observer” për vizitën e djeshme të Tuskut në Shkup.
-
Tusk kërkon zgjidhje për krizën në Maqedoni - Ivanov nuk ndryshon qëndrim
-
Donald Tusk për vizitë në Maqedoni
-
Tusk, të hënën në Shkup me “sanksione” ndaj VMRO-së
-
“Vuçiqi e ka thirrur mbledhjen në OKB për ta tërhequr vëmendjen nga mashtrimet zgjedhore”
-
BE-ja do të nisë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por më vonë