21:45 - Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës.
“I dyshuari është liruar rreth orës 17 me urdhër të Prokurorisë Speciale pas marrjes në pyetje. Ndaj tij do të vazhdojnë hetime nga ana e Prokurorisë, njësisë për krime lufte. I dyshuari serb është shtetas i Kosovës”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.
Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) njofton se serbi i arrestuar sot në Pjetërq të Klinës , gjatë një pelegrinazhi të një grupi serbësh në vendin ku më 1992 kishin ngritur një kishë ortodokse serbe, është liruar, transmeton Koha.net.
Shqiptarët kanë protestuar kundër këtij veprimi të serbëve, duke e cilësuar ardhjen dhe pelegrinazhin e tyre në rrënojat e kishës së ngritur në kohën e masave okupuese dhe të dhunës së regjimit të Millosheviqit. Për pasojë Policia e Kosovës arrestoi kryetarin e fshatit, për ta liruar pas intervistimit, e po ashtu kishte arrestuar edhe një serb, sipas RTS-së, Lubisha Bogosavleviq (1965), që banorët lokal e kishin identifikuar si pjesëmarrës në masakrën serbe mbi shqiptarët më 1999.
Serbi L.B tashmë është liruar, raportojnë meediat e Beogradit.
-
Krejt çka ndodhi në Pjetërq të Klinës, në protestën kundër ardhjes së serbëve
-
Një serb i arrestuar në Pjetërq nën dyshimin për masakrën e vitit 1999
-
Largohen me dhunë protestuesit shqiptarë, arrijnë pelegrinët serbë te vendi i krimit
-
Lirohet i dyshuari për krime lufte në Krushë të Vogël
-
Delawie: Incidenti i djeshëm në Pjetërq nuk ishte i nevojshëm