Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Escobari sonte në Kosovë, takon opozitën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten [sot] do të takohet me përfaqësuesit e opozitës.

Burimet e KOHËS kanë konfirmuar se Escobari do të shtrojë darkë për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke filluar nga ora 18:00.

I ftuar në takim është edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por gjendet jashtë shtetit. Nuk dihet nëse AAK-ja do ta dërgojë ndonjë përfaqësues në takim.

Escobari pritet që nesër të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Escobar qëndroi të mërkurën në Serbi ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.

Takimet e të dërguarit të SHBA-së vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti e Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Edhe Escobari dhe Lajçaku të martën takohen edhe me liderët opozitarë Arbëri Escobari dhe Lajçaku të martën takohen edhe me liderët opozitarë

Para Escobarit, të dyja vendet i vizitoi edhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë sot se janë të fokusuar në zbatimin e Planit evropian, pasi siç thotë ai, palët janë dakorduar për marrëveshjen.