Nëse në iniciativën "Balkani i Hapur" nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë, deklaroi i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të mërkurën.
Gjatë një adresimi online që kishte në konferencën për "Ballkanin e Hapur" që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet.
Iniciativa për bashkëpunim "Ballkani i Hapur" përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve.
Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e "Ballkanit të Hapur".
Escobar paralajmëroi që në mesin e sfidave të "Ballkanit të Hapur" mbesin kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror në ekonomi.
Edhe
Ftesa për Kosovën vlen ende, SHBA-ja kërkon që shtetet të trajtohen barabar
“Krahas kësaj, është me rëndësi që këto tre shtete të cilat iniciuan 'Ballkanin e Hapur' të mbesin të hapura dhe të bisedojnë ngushtë edhe me tre partnerët e tjerë që mbesin skeptikë”, shtoi Escobar.
Siç theksoi ai, në iniciativën rajonale duhet të ekzistojë barazi për të gjithë qytetarët dhe projektet dhe nuk duhet të ketë diskriminim në bazë të përkatësisë etnike.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor shtoi se SHBA-ja është e gatshme që të ndihmojë iniciativat rajonale, nëse ato nuk i pengojnë integrimet evropiane.
“Jemi të gatshëm që t’u ndihmojmë në këtë rrugë, që të arrini standardet ndërkombëtare, që të bëhemi partnerë me Evropën, për t’u siguruar që ky rajon do të bëhet një prej ekonomive më të rëndësishme në Evropë”, tha Escobar.
Është koha që të lirohet potenciali ekonomik i shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të fuqizohet e ardhmja e tyre evropiane, theksoi gjatë fjalimit të tij, Ambasadori Amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Edhe Pesë këshillat e Escobarit“Përkrahim planin e Ballkanit të Hapur, gjithëpërfshirës, në mënyrë që të sigurojë qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit e shërbimeve”, theksoi ai./ REL
Ambasadori Godfrey: “Ballkani i Hapur”, vendimtar për të ardhmen evropiane të rajonit
Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka thënë se Shtetet e Bashkuara japin mbështetjen e tyre të plotë për përpjekjet e vazhdueshme të rajonit drejt koordinimit dhe integrimit ekonomik.
Ai theksoi se qëllimi i nismës “Ballkani i Hapur”, i cili mbron qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, është vendimtar për të ardhmen evropiane të rajonit.
Edhe
Escobar: Ideja e një Evrope të lirë dhe në paqe, nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
“Që Ballkani i Hapur të arrijë potencialin e tij të plotë, i gjithë rajoni duhet të përfshihet. Ai gjithashtu duhet të jetë plotësues i Procesit të Berlinit, i cili vazhdon të gëzojë mbështetjen tonë të plotë”, tha Godfrey në konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë.
Ambasadori Godfrey tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se Ballkani i Hapur do të ndihmojë në zbatimin e reformave të vështira, por thelbësore për anëtarësimin përfundimtar në Bashkimin Evropian./ KP