Erzen Shkololli, artist dhe kurator nga Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike, fitoi çmimin "Evropiani i Vitit", i cili u nda sot për herë të dytë në shenjë të vlerësimit të promovimit të idesë evropiane në Kosovë.
Fituesi i çmimit, tha se është një nderë i madh ta pranojë këtë çmim, veçanërisht kur ndahet nga Majlinda Kelmendi, përcjell kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova tha se Kosova ka kapacitete të shumta dhe se beson në aftësinë e saj për të lëvizur përpara.
Ministrja e Intergimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj tha se BE vazhdon të jete ndër partnerët kryesor ekonomik e politik dhe anëtarësimi në BE është i vetmi opsion.
“Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe BE-së janë duke vazhduar dhe se Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo.
Kurse kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi gjithashtu u shpreh shumë e lumtur për ndarjen e këtij çmim.