Dëme materiale kanë shkaktuar erërat e forta të së shtunës mbrëma në rajonin e Pejës. Shumë shtylla elektrike, pullaze e objekte të tjera, janë demoluar nga erërat, raporton KTV.
Banorët thonë se kjo ndodh sa herë që ka erëra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Stacionin e Autobusëve në Pejë, erërat rrëzuan një hekur i cili ra mbi një autobus.
Ndeshja e dy kabllove elektrike nga erërat, dyshohet se ishte shkaktare e djegies së kulmit të shtëpisë së Sejdi Hashanit në komunën e Obiliqit.
Dëmet në rrjetin elektrik i kanë konfirmuar edhe në KEDS.
“Kemi dhjetëra shtylla elektrike të rrëzuara nga erërat dhe përçues të këputur. Gjendja më e keqe është në rajon të Pejës, ku kemi pasur 8 prishje. Ekipet i kemi në terren dhe po sanojnë dëmet në kohën më të shkurtër të mundshme. Në regjionin e Prishtinës kemi 4 prishje”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.
Erërat, dëme në shtylla elektrike kanë shkaktuar edhe në Istog, Drenas e Graçanicë.