Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një deklaratë së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama pas konferencës së mbajtur në Stamboll, foli për premtimin e tij për ndërtimin e 500 banesave në vend pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
“Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do t’u tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer. Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra specialisht për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, tha Erdogani për Top Channel.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas konferencës me Erdoganin, dha detaje për takimin me presidentin turk.
“Takimi me Erdoganin zgjati rreth 3 orë. Folëm për shumë gjëra në të gjitha aspektet. Kemi të gjitha çadrat e nevojshme, kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, po përcaktojmë vendet. Ndihma ka qenë e gjithëanshme, nuk flasim vetëm për çadra, kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, tha ai.
Rama zbuloi se ka folur edhe me Macronin për ndihmën në këtë situatë, duke thënë se “ai është në gatishmëri për ta mikpritur një samit të tillë për Shqipërinë, por është në diskutim. Po punojmë ndërkohë më ekspertët e huaj për të përgatitur raportin e post katastrofës”.
-
Turqia kërkon që brenda janarit t’i ndahet trualli për ndërtimin e 500 banesave pas tërmetit në Shqipëri
-
Turqia “ndez motorët” për ndërtimin e 500 banesave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
-
Rama në Stamboll në konferencën e vendeve islamike, kërkon ndihmë të mëtejme pas tërmetit
-
Ambasada turke në rrugë për përcaktimin e tokës ku do ngrihen 500 shtëpitë pas tërmetit në Shqipëri
-
Erdogan: 500 njësi banimi do t’i ndërtojmë në Shqipëri