Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Erdogan uron Ditën e Gruas edhe në gjuhën shqipe

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Twitter, ka shprehur urimin e tij me rastin e 8 Marsit - Ditës Ndërkombëtare të Gruas në mbi dhjetë gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe.

“Të gjitha grave të vendit tim e të gjithë botës i uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin”, ka qenë mesazhi i Erdoganit në gjuhën shqipe në Twitter, shkruan AA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, presidenti turk Erdogan përmes llogarisë së tij në Twitter mesazhin me rastin e 8 Marsit deri më tani e ka dërguar edhe në dhjetë gjuhë të tjera botërore krahas turqishtes dhe shqipes, edhe atë në gjuhët malaje, urdu, boshnjake, perse, gjermane, ruse, spanjolle, frënge, arabe dhe angleze.