Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka folur para mijëra qytetarëve në qytetin e Bursës.
Erdogan ka folur rreth operacionit kundër militantëve kurd në Siri, ku ka filluar të bombardojë përmes aeroplanëve caqet e tyre.
“Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër”, tha Erdogan rreth operacionit në Afrin.
Erdogan, i cili dha edhe një mesazh uniteti, nuk harroi shqiptarët dhe boshnjakët.
Presidenti turk numëroi minoritetet që jetojnë brenda Turqisë, duke thënë se të gjithë janë një.
“Nuk ka ndarje këtu. Këtu ka vetëm unitet. Këtu ekziston vetëm një komb. Ne jemi 80 milionë turq, kurdë, lazë, çerkezë, gjeorgjianë, romë, boshnjakë dhe shqiptarë”, transmeton SYRI.net fjalët që i tha lideri turk në qytetin turk, Bursa.
-
Erdogani thotë se Turqia mund t’i “shtypë” të gjithë terroristët në Siri
-
Erdogani paralajmëron ofensivë në Sirinë veriore nëse kurdët mbajnë zgjedhje lokale
-
Tubim i madh në Stamboll në mbështetje të Palestinës
-
Erdogan: 20 milionë njerëz u prekën nga tërmeti, 8000 njerëz u shpëtuan nga rrënojat
-
Mbi 41,000 të vdekur në Turqi dhe Siri