Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EQAR-i do ta vlerësojë pavarësinë e Agjencisë së Akreditimit

Regjistri Evropian për Rritje të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) është duke zhvilluar diskutime me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) për një proces vlerësimi të punës së kësaj të fundit.

Drejtori i EQAR-it, Colin Tück, ka deklaruar për “Kohën Ditore” se në vend të një rishikimi të plotë të Agjencisë, vlerësimi do të fokusohet në çështjen e pavarësisë së këtij institucioni të arsimit të lartë.

Ky vlerësim, sipas tij, mund të ndikojë në përshpejtimin e procesit të shqyrtimit të kërkesës për riregjistrim në EQAR që e ka bërë të mërkurën e kaluar Këshilli Shtetëror i Cilësisë (Bordi i AKA-së).

Bordi i Akreditimit është tërhequr nga e drejta e ankesës për përjashtimin nga EQAR-i për shkak të frikës se ankesa nuk do të merret parasysh meqë nuk ka bazë për të.

Kjo sepse vendimi për përjashtim theksonte se aplikuesi mund të paraqesë ankesë ndaj vendimeve të Komitetit të Regjistrit vetëm nëse ka pasur gabime procedurale ose në rast të shtrembërimit të vendimit nga ana e EQAR-it. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)