Instituti EPIK i Kosovës thotë se përplasja me Bashkimin Evropian, garanton mosliberalizimin e vizave.
Sipas EPIK, dje, Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë shprehë shqetësimin për situatën politike në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në veçanti, dy vende kanë nënvizuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë Evropiane dhe në këtë drejtim Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel do të ftojnë Samit të veçantë në Paris. Njëkohësisht, pardje Kancelarja Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e EPIK.
Këto zhvillime, thotë EPIK, ndodhin në një sfond të pa precedentë.
“Këtë javë Ministrja e Jashtme e Spanjës, znj. Arancha González, ka përkrahur vendimin e Kosovës për heqjen graduale të tarifës 100%. Në këtë kontekst, Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për ashpërsimin e përplasjeve në mes spektrit politik të Kosovës dhe aleatëve kyç Evropian, si dhe ndasinë e vazhdueshme në mes Kosovës dhe BE-së. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE. Dëshirojmë të nënvizojmë faktin se nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së. Si vendi më i madh në BE, Gjermani tani më ka konfirmuar qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thotë EPIK.
EPIK thotë se vazhdimi i diskursit të përplasjes me BE-në do të sjell pasojat negative për vendin, pasi që rrezikojmë të mbesim i vetmi vend pa liberalizimin e vizave për një të ardhme të parashikueshme, ndërsa vend i vetëm pa aplikuar për statusin e vendit kandidat për një të ardhme të pa parashikueshme.
“I rrethuar nga të gjitha vendet të cilat janë duke progresuar drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vend i vetëm me ardhme të pa qartë në Ballkanin Perëndimor”, përfundon reagimi.