Gazeta e përditshme serbe “Vecernje Novosti” ka shkruar se përhapja e fruthit masivisht në Kosovë, duket se është “zhvendosur” edhe në Serbi, transmeton Shekulli. Kjo pasi në Serbi është raportuar rast i epidemisë së fruthit.
RTS ka thënë se gjatë periudhës së fundit fruthi po gjen përhapje të gjerë në Kosovë, ku është përfshirë edhe popullata serbe, ku një i mitur serb pikërisht kishte ndërruar jetë. Vetëm në Prishtinë janë raportuar së paku 100 raste.
Për këtë arsye, shëndetësia dhe institucionet e tjera kompetente kanë rritur kontrollet mbi qytetarët, sikundër edhe vaksinimet e vazhdueshme. Autoritetet në Serbi janë në gatishmëri, por edhe ato në Mal të Zi, ku u njoftua të hënën se një epidemi e fruthit në atë vend tanimë ishte mjaft e sigurt, duke pasur parasysh situatën në Kosovë dhe në rrethina.