“Kufijtë e Kosovës janë vulosur në momentin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njohur pavarësinë e Kosovës me kufijtë aktual që ka”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, Enver Hasani, raporton KTV.
Në tryezën ku u diskutua për dialogun me Serbinë, Hasani theksoi se nëse e harrojmë GJND-në, Kosova pranon standardet e krijuara nga Serbia për shkëputje të territorit.
Madje, Hasani thotë në një demokraci siç është Kosova, presidenti nuk ka fuqi të flasë për çështje që janë ekzekutive. Sipas tij, nënshkrimi i cilësdo marrëveshje që bëhet jashtë organeve kushtetuese është pavlefshme.
Tragjike për gjithë Evropën e ka cilësuar negocimin e kufijve me Serbinë, ish-zyrtari ndërlidhës me Serbinë, Lulzim Peci.
Sipas tij, logjika e korrigjimit të territoreve është mashtrimi më i madh që po u bëhet qytetarëve të këtij vendi. Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë me pretendimin për ta marrë Luginë e Preshevës e ka nisur, presidenti i vendi, Hashim Thaçi menjëherë pasi është kthyer nga takimi i 18 korrikut që pati në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin.
Por, kundër kësaj ideje ka dalë hapur Gjermania dhe Kancelarja, Angela Merkel, e cila tha se nuk do të ketë lëvizje të kufijve në Ballkan.
-
“Vula” që s’ia ofroi konsolidimin ndërkombëtar Kosovës
-
Përvjetori i opinionit të GJND-së për pavarësinë, kujtohet si gurthemel i shtetësisë së Kosovës
-
Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë
-
Hasani: Pak e besueshme që Kosova të ketë institucione të reja këtë vit