Arbëri

Enver Hasani mbahet në “regjistrin kriminal” të Prokurorisë

Dy kallëzime penale të paproceduara ia kanë pamundësuar ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, që të pajiset me vërtetim në Polici se ndaj tij nuk zhvillohet asnjë procedurë penale.

Përmes një letre, ai i është drejtuar kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ku ka kërkuar sqarime për mbajtjen, siç ka thënë, në “regjistër kriminal” të qytetarëve të ndershëm pa asnjë veprim procedural.

Koha Ditore ka siguruar letrën e Hasanit dhe ka pyetur në Prokurorinë Themelore, por ka munguar përgjigja e tyre. Telefonatave të gazetës nuk u është përgjigjur as kryeprokurori Beka.

Në letrën e tij, Hasani thotë se me qëllim të rregullimit të dokumentacionit personal për çështje të udhëtimit dhe çështje të tjera, para një jave ka marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetimin që dëshmon se ndaj tij nuk zhvillohet asnjë procedurë penale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)