Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) i ka shpëtuar përjashtimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA), por jo edhe paralajmërimit se një gjë e tillë mund të ndodhë, nëse nuk përmbushen kërkesat e saj në periudhën e ardhshme pesëmujore, shkruan sot Koha Ditore.
Asambleja e përgjithshme e ENQA-s ka marrë vendim që AKA-ja të vendoset si “anëtare në shqyrtim” dhe që në vjeshtë të këtij viti t’i bëhet një vlerësim i jashtëm. Ndërsa, në vitin 2019, ENQA do të shqyrtojë rezultatet e vlerësimit që do t’i bëhen Agjencisë dhe do të marrë vendim nëse do t’ia vazhdojë mandatin e anëtarësisë.
Shqyrtimi i anëtarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA është bërë për shkak të zhvillimeve që kishin ndodhur vitin e kaluar në AKA, kur ministri Shyqiri Bytyqi shkarkoi Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të agjencisë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
AKA-ja pranohet si autoritet akreditues në SHBA
-
ORCA me aksion simbolik para Kuvendit: Kërkon të mbrohet pavarësia e Agjencisë për Akreditim
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”
-
AKR-së i largohet pezullimi nga KQZ-ja
-
Kuvendi miraton 4 marrëveshje ndërkombëtare dhe plotësohen 2 borde me anëtarë