Kongresisti amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie më Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, përmes një deklarate u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Shqipëri “të qëndrojnë larg konfrontimit, të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës.”
Engel ka ngritur shqetësim për gjendjen e tensionuar në Shqipëri, ku siç tha ai, udhëheqësit politikë duket se kanë arritur një “qorrsokak”.
"Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që shoh në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur në një qorrsokak”, ka thënë Engel.
Ai, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që të qëndrojnë larg të gjitha akteve të dhunës, i ftoi ata të zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog.
“Kjo mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit", ka thënë Engel.
Shqipëria, thotë Engel, është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve e minojnë ecjen e saj përpara.
Opozita, me muaj, po proteston kundër Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama dhe është zotuar se do t’i bojkotojë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Edhe
Hoxhaj: Përjetësisht falënderues ndaj Engelit
Edhe pse zgjedhjet janë anuluar nga presidenti Meta, një vendim i tillë nuk po përfillet nga Partia Socialiste, lider i së cilës është Rama.
Të premten, presidenti Meta caktoi 13 tetorin si datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë në Twitter, duke e quajtur “çmenduri” vendimin e presidentit dhe ripërsëriti se data e vetme e zgjedhjeve në Shqipëri është 30 qershori.
-
Engel: SHBA-ja të mos bashkëpunojë me Specialen nëse ajo vazhdon të funksionojë në baza etnike
-
Engel për takimin në Uashington: Konflikti politik kërkon zgjidhje politike
-
Engel: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë – ndryshimi i kufijve, ide e gabuar
-
Meta këshillon Ramën të heqë dorë nga presionet, zgjedhjet më 13 tetor