Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Endokrinologët akuzojnë MSH-në për futje në treg të një ilaçi të paregjistruar në EMA

Mungesat e mëdha të insulinës dhe problemet me kontrata të këtij ilaçi nisën kur disa mjekë në vend filluan t’i referojnë pacientët nga një lloj insuline tek një tjetër.

Kjo ka qenë akuza të cilën zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, ua ka drejtuar endokrinologëve në vend, të cilët tash e një kohë po refuzojnë ta përshkruajnë insulinën biosimilare, raporton KTV.

Mirëpo, ata të cilët trajtojnë pacientët e prekur nga diabeti akuzuan Ministrinë e Shëndetësisë se futi në treg një ilaç të paregjistruar nga “Europian Medicines Agency”, i cili është i ndaluar në tregun evropian.

Por, për të gjitha këto ankesa, zyrtarët e Inspektoratit Farmaceutik thonë se asnjëherë nuk morën ankesë me shkrim nga endokrinologët.

Edhe në këtë takim të organizuar nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës, zëvendësministri i Shëndetësisë tha se nga sot problemi me insulinën do të zgjidhet, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende.

Zyrtari i Barnatores në Qendrën e Mjekësisë Familjare, Fatos Aliu, përmes telefonit ka konfirmuar se të mërkurën kjo barnatore nuk është furnizuar me insulina nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.