Banorët e objekteve prej llamarine në Lagjen e Dëshmorëve në fshatin Ballofc të Podujevës shprehen të zhgënjyer me vonesën e ndarjes së 10 shtëpive që janë të dedikuara për ta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe pse thonë që këto 10 shtëpi (projekt i MPMS-së) janë përfunduar qe 1 vit, Komuna ende nuk e ka formuar as Komisionin për të zgjedhur përfituesit e mundshëm.
Njëri nga banorët e kontejnerëve në këtë lagje, Imer Gimolli, thotë se janë duke bërë jetë të mjerueshme në këto objekte që ishin paraparë vetëm për kohën emergjente-pas luftës.
“Kurrqysh nuk po jetojmë. Jam gjysë i paralizuem, këtu jetoj qe 17 vjet, ligshtë, katastrofë, u mërdhimë. Ma mirë është në Dubravë (në burg v.j.) se qitu. Keq boll që nuk po i ndajnë ato 10 shpi që janë ndërtue qe 1 vit”, është shprehur ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dhënia e 20 shtëpive në Podujevë, peng i ankesës së një banori
-
Në Podujevë, 20 shtëpi për raste sociale mbesin të zbrazura e shumë familje jetojnë në kontejnerë
-
Në Podujevë, 20 shtëpi për raste sociale mbesin të zbrazura e shumë familje jetojnë në kontejnerë
-
Zvarritet dhënia e çelësave për shtëpitë e ndërtuara nga Ministria
-
Banorët ankohen për zvarritje të punimeve në ndërtimin e shtëpive në veri