Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me GIZ-in gjerman dhe kompaninë “Pastërtia” kanë vazhduar projektin “Gara e Kosovës për mjedis të pastër”, duke i larguar deponitë e mbeturinave dhe inerteve në fshatin Sojevë, të enjten.
Përfaqësuesi i GIZ-it gjerman, Sherif Ademi, ka thënë se janë duke punuar që pastërtia të jetë në rend të parë dhe të krijohet një shprehi në ruajtjen e ambientit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Falënderojmë kompaninë “Pastërtia” dhe Komunën, të cilat kanë shprehur gatishmëri ta përkrahin këtë aksion dhe falë kësaj edhe po shihen rezultatet e mira. Apelojnë te përfaqësuesit e fshatrave, të cilat kanë deponi të egra në lokalitetet e tyre, të bëjnë kërkesë te zyrat e Giz-it që të hyjnë në projektin e pastrimit të këtyre deponive, sepse projekti “Gara e Kosovës për Mjedis të Pastër” do të përfshijë katër regjione me 16 komuna të Republikës së Kosovës”, ka thënë Ademi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)