Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekspozita “Erë gjaku” hapet në 24-vjetorin e Masakrës së Rogovës së Hasit

Fotografi i KOHËS, Alban Bujari, ka hapur të dielën ekspozitën e tij të quajtur “Erë gjaku”.

Ekspozita është hapur nga ora 12:00 në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bujari ka zgjedhur që ekspozita të hapej në 24-vjetorin e Masakrës së Rogovës së Hasit, ku u vranë 21 persona.

Në “Erë gjaku”, Bujari ka mbledhur fotografitë që rikujtojnë trupat e vrarë nga forcat serbe, përfshirë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe civilë nga fshati.

Gjatë fjalës së tij, Bujari ka thënë se çizmet të cilat i ka mbathur atë ditë, nuk i ka përdorur më, pasi siç tha ai, ka shkelur në tokën e mbushur me gjak të viktimave.

{gallery}