Janë dashur tre muaj që taksa ndaj mallrave të Serbisë e vendosur nga Qeveria e Kosovës të ketë ndikim në Shqipëri.
Eksportet e Shqipërisë në Kosovë janë rritur në masën 61.2 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan sot “Koha Ditore”. Rritje ka shënuar edhe periudha dymujore e këtij viti, ku eksportet drejt Kosovës janë rritur në masën 18.7 për qind.
Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) përmes një publikimi ka bërë të ditur se në muajin shkurt 2019, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2018 janë: Kosova (61,2 %), Gjermania (7,2 %), dhe Greqia (2,3 %).
Në muajin shkurt të këtij viti, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra me vlerë prej rreth 15.7 milionë euro, nga 9.75 milionë euro që kishte eksportuar në të njëjtën periudhë të vitit kaluar. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,1 %), Spanja (-22,9 %), dhe SHBA (-16,1 %).
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Eksportet e Kosovës në Shqipëri këtë vit janë rritur për afro 40 për qind
-
Kosova, vendi ku Shqipëria ka shënuar përqindjen më të madhe të rritjes së eksporteve
-
Shqipëria eksportoi në Kosovë 44.5% më shumë në dhjetor 2018 sesa një vit më parë
-
Shqipëria rrit eksportet, Kosova shënon rënie
-
225 milionë euro shkëmbime tregtare Kosovë-Shqipëri për gjashtë muaj