Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur konkurs për botimin e librave të disa niveleve të arsimit parauniversitar. Në mesin e tyre figuron edhe niveli parafillor për të cilin deri më tash nuk ka pasur asnjë libër shkollor. Për këtë nivel, sipas konkursit, parashihen shtatë sish dhe kjo ka nxitur reagimin e anëtarëve të Këshillit për Tekstet Mësimore dhe të ekspertëve, shkruan sot Koha Ditore.
Majlinda Zhitija-Gjelaj, profesoreshë për lëndët e edukimit parashkollor në Fakultetin e Edukimit, pasi që ka parë konkursin, jo vetëm që është shprehur kundër kësaj praktike, por edhe ka dhënë dorëheqjen nga Këshilli për Tekste Mësimore.
“Kam qenë anëtare e Këshillit për Tekstet Mësimore, por me sa e di, ne nuk i kemi votuar 7 vëllime për moshën 5-vjeçare, sepse një gjë të tillë nuk do ta bëja në asnjë mënyrë, meqë është në kundërshtim me profesionalizmin tim për edukimin parashkollor, është në kundërshtim me të gjitha parimet dhe teoritë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe në kundërshtim me përgatitjen e edukatoreve që ne e bëjmë në Universitet”, ka thënë Zhitija-Gjelaj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Parafillorët edhe sivjet jashtë skemës së subvencionimit për libra të shkollimit të detyrueshëm
-
Nxënësit dhe prindërit e konsiderojnë të panevojshëm Testin e Arritshmërisë
-
Shkollat në pritje të katalogut nga MASHTI, paralajmërohen pasoja nëse vonohet
-
Kontestimi i testit që vlerëson arritjet e nxënësve
-
Mësimdhënësit dhe nxënësit refuzojnë lëndën e Edukimit Seksual